Të nderuar mysafirë, për të garantuar sigurinë dhe komoditetin tuaj dhe të mysafirëve të tjerë gjatë qëndrimit në Lotus Hotel Tirana, ne kemi hartuar disa Politika dhe Rregulla që janë të detyrueshme për secilin prej mysafirëve tanë. Ne dëshirojmë që tjua bëjmë të njohura Politikat dhe Rregullat e hotelit dhe e konsiderojmë të mirëqënë se të gjithë mysafirët tanë janë njohur dhe i kuptojnë plotësisht këto Politika dhe Rregulla që në fillim të qëndrimit të tyre në hotelin tonë.
Regjistrimi në hotel bëhet duke filluar që nga ora 14:00. Regjistrimi i hershëm ofrohet në bazë të disponueshmërisë së dhomave.
Mysafirët duhet të jenë të paktën 18 vjeç për të bërë rregjistrimin në Lotus Hotel Tirana.
Të gjithë mysafirët për tu rregjistruar në hotel duhet të konfirmojnë identitetin e tyre duke ofruar një dokument të vlefshëm të identitetit si pasaportë, kartë identiteti apo leje drejtimi të automjetit.
Kërkohet gjithashtu një mjet pagese në emër të mysafirit që do të rregjistrohet.
Mysafirëve u jepet çelësi i dhomës pas regjistrimit në recepsion dhe u kërkohet që të kujdesen për mbylljen e dhomës.
Periudha e qëndrimit në dhomë përfundon në orën 11:00. Për largimin nga dhoma pas orës 11:00 mund të aplikohet një tarifë shtesë ditore, plus taksa.
Orari i daljes është ora 11:00. Ju lutemi, shkoni me recepsion në mënyrë që personeli i shërbimit të ketë mundësi që të fillojë pastrimin e dhomës tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse keni nevojë që të largoheni pas orës 11:00 nga dhoma, ju lutemi kontaktoni recepsionin një ditë përpara ditës së nisjes dhe ne do të bëjmë çmos për të përmbushur kërkesën tuaj, por kjo varet nga disponueshmëria e dhomës.
Të gjitha largimet pas orës 11:00. do të konsiderohet si dalje e vonuar nga dhoma dhe një kosto shtesë prej 5 EUR në orë do të aplikohet në llogarinë e mysafirit. Nëse dalja është pas orës 18:00. një natë shtesë duke përfshirë mëngjesin, do të paguhet e plotë.
Nëse gjatë qëndrimit tuaj, për çfarëdo arsye, duhet të largoheni më herët sesa data e rezervuar, është e nevojshme të informoni recepsionin 24 orë përpara largimit. Në të kundërt do të paguhet qëndrimi i plotë i natës me mëngjes.
Vizitorëve u kërkohet t'i dorëzojnë çelësat e tyre recepsionistit pas nisjes. Nëse mysafirët humbasin ose nuk e kthejnë çelsin, ata janë të detyruar të paguajnë gjobën prej _____ EUR.
Për rregjistrimin në hotel kërkohet një garanci për pagesën, si karta e kreditit, depozitë, etj. Pagesat mund të bëhen në euro, dollarë amerikanë ose në monedhën vendase sipas normës mesatare zyrtare të Bankës së Shqipërisë në ditën e rregjistrimi.
Rezervimet duhet të anulohen të paktën njëzet e katër orë (24 orë) përpara datës së mbërritjes tuaj, në mënyrë që të shmangni tarifën e anulimit të dhomës së plotë për një (1) natë. Nëse rezervimet anulohen më pak se 24 orë përpara datës së mbërritjes, mund të tarifoheni me tarifën e plotë të dhomës plus taksat. Nëse do të qëndronit më shumë se një (1) natë, atëherë do të tarifohet vetëm nata e parë dhe taksat. Nëse bëni anulimin e rezervimit, ju duhet të merrni dhe ruani njoftimin e anulimit nga ana e hotelit.
Dështimi për t'u regjistruar në datën e planifikuar të mbërritjes për një rezervim të garantuar do të rezultojë në një tarifë të mos-paraqitjes që do të ngarkohet në kartën tuaj të kreditit. Për mos paraqitjen në recepsionin e hotelit në datën e rezervimit, ju do të tarifoheni vetëm për natën e parë plus taksat, ndërsa bilanci i rezervimit për ditët e tjera do të anulohet.
Rezervimet e grupeve të mëdha duhet të anulohen të paktën shtatë (7) ditë para datës së mbërritjes. Rezervimet e anuluara pas kësaj date mund të tarifohen me një (1) tarifë të plotë dhome plus taksën për çdo dhomë të rezervuar, ndërsa bilanci i rezervimit për ditët e tjera do të anulohet.
Fëmijët e të gjitha moshave janë të mirëseardhur në hotelin tonë. Si prindër ose kujdestarë të fëmijëve, ju
jeni personalisht dhe ligjërisht përgjegjës dhe duhet t'i mbikëqyrni ata në çdo kohë. Për arsye sigurie, ju
lutemi që të mos i lini fëmijët pa mbikëqyrje në dhomë apo ambjentet e hotelit.
Fëmijët e moshës 6 vjeç e lart mund të qëndrojnë falas kur ato ndajnë dhomën me një ose më shumë të
rritur, duke përdorur shtratin ekzistues të tyre.
Përvec krevatit ekzistues një divan krevat mund të jetë në dispozicion në dhomë dhe mund të përdoret sipas kërkesës.
Tarifa është si më poshtë:
Fëmijët nga 0 – 6 vjeç pa pagesë.
Fëmijët nga 6 -12 vjeç, 15 % e çmimit të dhomës.
Të rriturit dhe fëmijët nga 12-18 vjeç, 25% e çmimit të dhomës.
Mysafirët mund të kenë vizitorë në dhomat e tyre, por ata duhet që të regjistrohen më parë në recepsion. Vizitat lejohen deri në orën 21:00, ndërsa në rast të vizitës së zgjatur (pas orës 21:00), hoteli do tju ngarkojë ju me një pagesë shtesë prej 15 euro përfshirë TVSH-në për person për një natë, si shtesë për mysafirin e radhës. Vizitorët nuk lejohen të përdorin lehtësitë e mysafirëve, duke përfshirë shërbimet në hotel, mëngjesin ose Ëi-Fi. Si një mysafir i regjistruar, ju jeni përgjegjës për vizitorin tuaj në çdo kohë.
Mëngjesi në Lotus Hotel Tirana është falas vetëm për mysafirët e regjistruar. Mëngjesi shërbehet nga ora 7.00 – 10.00. Vizitorët nuk mund të bashkohen me një mysafir të regjistruar për një mëngjes falas. Vizitorët duhet të paguajnë 8,00 € për person në recepsion nëse dëshirojnë të hanë mëngjes.
HOTEL LOTUS TIRANA është tërësisht pa duhan. Për siguri dhe për të garantuar që objekti ynë nuk është i ekspozuar ndaj artikujve ose veprimeve që krijojnë një erë të pashëndetshme dhe të pakëndshme për mysafirët dhe stafin tonë, dhe që është e vështirë të hiqen nga ajri, tapeti, muret dhe mobiljet, ne nuk lejojmë pirjen e duhanit, marihuanës, drogat e paligjshme, cigaret elektronike, gatimin, purot, djegien e qirinjve, përdorimin e vajrave të tjera esenciale me bazë bimore me erë të fortë ose produkteve sintetike. Musafirët janë të lutur që të njoftojnë menjëherë stafin e recepsionit nëse nuhasin cigare, marihuanë ose aroma të tjera të pakëndshme.
Në rast të mosrespektimit të këtij rregulli, Hoteli është i detyruar tu penalizojë me një gjobë prej 100 euro.
Lotus Hotel Tirana, nuk e lejon mbajtjen e kafshëve nga ana e mysafirëve në ambjentet dhe dhomat e hotelit. Në rast të konstatimit të ndonjë kafshe si qen, mace, etj., në ambjentet e hotelit, pa lejen e drejtuesve të tij, ato do të nxirren jashtë dhe hoteli nuk do të bëj asnjë rimbursim të cmimit të dhomës në rast të largimit të mysafirit.
Orari i pushimit dhe qetësisë në hotel është nga ora 21:00 deri në 8:00 të mëngjesit.
Nëse viheni në dijeni të një mysafiri që e shkel këtë rregull, ju lutemi kontaktoni menjëherë stafin e recepsionit nëpërmjet telefonit të dhomës ose personalisht. Televizori dhe zërat ose pajisjet e tjera duhet të mbahen në një nivel të ulët për të mos bezdisur mysafirët e tjerë gjatë gjithë kohës.
Dyert duhet të hapen dhe mbyllen pa zhurmë.
LOTUS HOTEL TIRANA për të siguruar që të gjithë mysafirët tanë të jenë të qetë dhe të pa bezdisur në çdo kohë nuk i lejon festat në dhomë. Në këto ambiente nuk lejohen apo tolerohen festa, shqetësime me zë të lartë dhe/ose zhurmë. Në rast shqetësimi, stafi ynë do të kërkojë në mënyrë të sjellshme (paralajmërim) për të reduktuar zhurmën. Nëse kërkesa jonë nuk respektohet, mysafirit do t'i kërkohet të largohet nga hoteli pa rimbursim.
Personat e regjistruar janë përgjegjës për të gjithë vizitorët që ata mund të kenë. Vizitorët lejohen vetëm deri në orën 21:00. Nëse gjenden në dhomë më shumë "njerëz" që nuk janë të listuar në Formularin e Regjistrimit të Vizitorëve, qëndrimi juaj do të konsiderohet një festë. Do të urdhëroheni që të lironi ambientet pa rimbursim dhe mund tu ngarkohet një penalitet si tarifë të kompensimit për vizitorët e pa rregjistruar.
Mirëmbajtja e dhomës ofrohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 14:00. Dhomat pastrohen dhe inspektohen çdo ditë dhe mbahet një regjistër i detajuar në çdo dhomë. Dhomat u jepen për përdorim mysafirëve në gjendje të përshtatshme, të pastra dhe të rregullta. Stafi i hotelit është i trajnuar dhe i aftë përidentifikimin e aromave të krijuara nga sendet e ndaluara. Nëse hetimi ynë arrin në përfundimin se ju keni pirë duhan në dhomën tuaj, keni gatuar ose keni sjellë një artikull të ndaluar në objektin tonë, ju do të gjobiteni dhe do të dëboheni pa asnjë rimbursim.
Komoditeti juaj është shumë i rëndësishëm për ne. Për mysafirët që qëndrojnë disa netë, çarçafët ndërrohen çdo tre ditë, ndërsa peshqirët e përdorur ndërrohen me peshqir të larë çdo ditë. Nëse punonjësja e shërbimit nuk është në gjendje të rregullojë një shtrat për shkak të sendeve tuaja personale të lëna mbi shtrat, atëherë ju do të njoftoheni nëpërmjet një shënimi Ju lutemi kontaktoni stafin tonë të Recepsionit nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim shtesë.
LOTUS HOTEL TIRANA nuk mban asnjë përgjegjësi për sendet e çmuara të humbura, të vendosura në vënde të gabuara, të vjedhura ose të dëmtuara. Nëse zbuloni se keni lënë në dhomë diçka me vlerë për ju, lutemi të kontaktoni menjëherë në Recepsion dhe ne do të përpiqemi t'ju ndihmojmë në gjetjen e sendit tuaj të humbur.
Hoteli nuk mban përgjegjësi për asnjë artikull të lënë pas nga një mysafir. Sidoqoftë, çdo artikull, me përjashtim të artikujve që prishen, që mund të jenë harruar në dhomë nga mysafirët tanë dhe të gjetur nga punonjësja e shërbimit, do të regjistrohet dhe do të mbahet në një vend të sigurt deri në katërmbëdhjetë (14) ditë.
Ne do të bëjmë sa mundet për të njoftuar mysafirin për sendin e gjetur. Nëse numri i telefonit apo emaili i dhënë nga ana e mysafirëve janë të pasaktë dhe ne nuk do të jemi në gjendje të kontaktojmë mysafirin gjatë periudhës së mbajtjes katërmbëdhjetë (14) ditore, artikujt e gjetur do të ruhen për një periudhë 3 mujore. Pas këtij afati, sendet e gjetura mund të hidhen tutje. Gjërat që prishen, të brendshmet dhe sendet e ndryshme të tualetit do të hidhen menjëherë.
Ne do të jemi të lumtur t'jua kthejmë sendet tuaja të harruara nëpërmjet Postës Shqiptare, DHL-së ose një kompanie tjetër sipas kërkesës tuaj. Ju do të jeni përgjegjës për të gjitha pagesat e dërgesës. Gjithashtu LOTUS HOTEL TIRANA nuk mban përgjegjësi nëse sendet mund të humbasin ose të dëmtohen gjatë dërgesës nga kompania postare.
Mysafirët që mund të sjellin pije alkoolike në hotel duhet që t'i konsumojnë ato brënda në dhomën e tyre. Nuk lejohet që pijet allkoolike të konsumohen në ambiente publike të hotelit, si në holl, korridore, etj.
Gjithashtu mysafirët e kanë të ndaluar që të sjellin ushqime nga jashtë apo të gatuajnë ushqime brënda dhomës së hotelit. Në cdo rast që konstatohet Hoteli ruan të drejtën për ta nxjerrë këtë ushqim jashtë.
LOTUS HOTEL TIRANA pranon se mysafirët mund të posedojnë ligjërisht armë zjarri ose armë për një sërë qëllimesh legjitime, por për arsye sigurie të mysafirëve dhe stafit tonë nuk lejohet të futen në hotel armë zjarri, eksploziv, materiale të ndezshme ose kimikate të tjera të rrezikshme.
Në rast alarmi zjarri, ju lutemi ndiqni udhëzimet e planit të evakuimit të bashkangjitur në pjesën e brendshme të derës së dhomës suaj kryesore.
Qasja në WiFi është falas për mysafirët tanë të regjistruar. Fjalëkalimi mund të gjendet në recepsion dhe në dhomën tuaj. Lotus Hotel Tirana nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo problem që mund t'u shkaktohet mysafirëve duke përdorur WiFi.
I gjithë stafi i hotelit është i trajnuar të përgjigjet ndaj shkeljeve të mundshme të Politikave dhe Rregullave të Hotelit. Vizitorët që refuzojnë të respektojnë standardet dhe politikat e arsyeshme të vendosura nga Lotus Hotel Tirana për sigurinë e të gjithë mysafirëve, stafit, pronarëve, pronës dhe funksionimit dhe menaxhimit të hotelit do të dëbohen, pa rimbursim. Përveç tarifës së dhomës, një tarifë pastrimi minimale 100 € për dhomë do të paguhet për shkeljen e politikave dhe rregullave tona të hotelit.
Parkimi i automjeteve për mysafirët në parkingun e hotelit është falas. Automjetet ë parkuara janë nën përgjegjësinë e pronarit të automjetit dhe Lotus Hotel Tirana nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë automjet apo pasagjerë gjatë operimit ose parkimit në pronën e hotelit. Nëse një automjet lihet në parkingun e hotelit pa pëlqimin me shkrim të hotelit, pasi mysafiri është larguar, hoteli rezervon të drejtën që ta largoj automjetin me shpenzimet e pronarit të tij. Hoteli nuk do të lejoj asnjë punim apo riparim të ndonjë automjeti në parkingun e tij.
Çdo dëmtim i pronës së hotelit, qoftë aksidental apo i qëllimshëm, është përgjegjësi e mysafirit të regjistruar për çdo dhomë të veçantë. Çdo kosto që lidhet me riparimet dhe/ose zëvendësimin do të ngarkohet në kartën e kreditit të mysafirit të regjistruar. Në raste ekstreme ndaj dëmtuesit mund të ngrihet edhe kallëzim penal. Dëmtimi i dhomave, pajisjeve, mobilimit dhe pajisjeve, duke përfshirë heqjen e pajisjeve elektronike, peshqirëve, veprave artistike, etj., do të paguhet me 120% të vlerës së plotë të zëvendësimit, plus çdo tarifë transporti dhe trajtimi.
Dëmtimet e dyshekëve dhe krevatëve duke përfshirë edhe jastëkët, çarçafët, mbulesat, batanijet, etj., që rezultojnë nga përdorimi i vajrave të trupit, make-up, lustrimi i këpucëve, etj., nga ana e mysafirëve do të cojnë aplikimin e një tarifë për pastrimin, riparimin ose zëvendësimin special të artikullit të dëmtuar nga ana e mysafirit që ka shkaktuar këtë dëmtim.
Nuk lejohet në asnjë mënyrë nxjerrja nga hoteli e pajisjeve dhe inventarit të dhomave përfshirë jastëkët, batanijet, peshqirët, carcafët, etj.
Lotus Hotel Tirana bën përpjekjet maksimale për të siguruar që të gjitha informacionet që shfaqen në faqen e tij të internetit të jenë të sakta. Megjithatë, asnjë garanci, e shprehur apo e nënkuptuar, nuk mund të jepet se informacioni i dhënë në këtë faqe interneti është pa gabime. Lotus Hotel Tirana nuk pranon asnjë përgjegjësi për çdo gabim të munëshëm dhe rezervon të drejtën të ndryshojë informacionin e publikuar në çdo kohë dhe pa paralajmërim.
Linqet e dhëna në faqen e internetit të Lotus Hotel Tirana janë për lehtësinë e vizitorëve të faqes dhe ofrohen në mirëbesim. Lotus Hotel Tirana nuk pranon asnjë përgjegjësi për përmbajtjet ose lidhjet e ofruara në faqet e tilla të internetit, as nuk pranon përgjegjësi për ndonjë humbje të tërthortë ose pasojë që rrjedh nga përdorimi ose që lidhet me faqen e saj të internetit.
Lotus Hotel Tirana rezervon të drejtën të amendoj, modifikoj, anulojë, ndryshojë ose shtojë në këto Politika dhe Rregulla të Hotelit apo përmbajtjen e paraqitur në faqen tonë të internetit të Hotelit në çdo kohë pa njoftim paraprak. Ju lutemi kontrolloni rregullisht faqen tonë të internetit për përditësimet e bëra. Çdo modifikim i këtyre politikave dhe rregullave të hotelit që ndodh përpara largimit tuaj konsiderohet si pjesë e marrëveshjes suaj të rezervimeve me ne. Një kopje e këtyre politikave dhe rregullave të hotelit gjendet në faqen tonë të internetit, në broshurën e dhomës së mysafirëve dhe disponohen edhe nga stafi i recepsionit.
Nëse keni ndonjë sugjerim për shërbimin e hotelit ose nëse keni ndonjë problem teknik në dhomën tuaj, jini të lirë të na informoni sa më shpejt që të jetë e mundur!
Ju dëshirojmë një qëndrim të këndshëm!